Qyteti i Shkupit do të jep subvencione për pajisjet bashkëkohore për ngrohje

Shkupi

Qyteti i Shkupit do të jep subvencione për pajisjet bashkëkohore për ngrohje

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 13:51
Ilustrim

Qyteti i Shkupit për herë të parë deri më tani ka hapur konkurs publik për subvencionimin pajisjeve për ngrohje dhe pajisjeve tjera moderne për ngrohje në shtëpitë.

“Për çdo pajisje të blerë për ngrohje, çdo qytetar i interesuar i cili i përmbush kushtet për subvencionim do të ketë mundësi të marrë gjysmën e mjeteve nga vlera e përgjithshme, por jo më shumë se prej 15.000 denarëve”, tha Petre Shilegov.

Për këtë qëllim, siç tha Shilegov, në buxhet janë paraparë 20 milionë denarë, ndërsa kjo do të thotë se mbi 1.300 shtëpi për këtë vit do të fitojnë mundësinë që me çmim më të lirë t’i ngrohin shtëpitë, dhe me këtë kujdesemi edhe për uljen e ndotjes së ajrit.

Përparësi e pajisjeve të ngrohjes është se ata harxhojnë 30 për qind më pak energji elektrike nga pajisjet e zakonshme të ngrohjes, ndërsa dhe për 50 për qind zvogëlohen shpenzimet krahasuar me ngrohjen me dru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat