Përsëri protestë në Shkup kundër ndotjes së ajrit - Bota Sot
Përsëri protestë në Shkup kundër ndotjes së ajrit

Shkupi

Përsëri protestë në Shkup kundër ndotjes së ajrit

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Si dy të shtunat e kaluara, edhe këtë të shtunë në Shkup u mbajt protestë kundër ndotjes së ajrit.

Aktivistët e nismës “Shoqëria kancerogjene” kërkuan nga ministrat për analizat e mazutit që po ngulfatemi.

“Dolën për kontroll tek objektet që nxehen me mazut, na tregoni publikisht raportet”, porositën aktivistët.

Ata ju bënë thirrje të gjithë institucioneve kompetente të ndërmarrin masa për ajër më të pastër dhe përsëritën edhe njëherë qëndrimin se ndotësi më i madh është industria.

Protesta e ardhshme e kësaj nismë do të jetë të shtunën e ardhshme. Aktivistët bëjnë thirrje në masivitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...