Shkup, gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur marihuanë, amfetamina dhe vaj hashishi

Shkupi

Shkup, gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur marihuanë, amfetamina dhe vaj hashishi

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup njoftoi se kanë ngritur padi penale deri te Prokuroria Publike Themelore Shkup kundër 27 vjeçarit G.GJ për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, psikotrpike dhe substanca” e dënueshme sias nenin 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.

27 vjeçarit para disa ditëve. siç njoftuan nga MPB, në bazë të urdhrit i është bërë kontroll në shtëpi, ku është gjetur marihuanë, amfetamina, vaj hashishi dhe lëndë të tjera.

Personi, thonë nga MPB, është arrestuar dhe është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtutjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat