Server: Maqedonia për pesë vjet do të jetë e përgatitur për anëtarësim në BE

Shkupi

Server: Maqedonia për pesë vjet do të jetë e përgatitur për anëtarësim në BE

Nga: Z.M Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 09:56
Daniel Server

Analisti politik, Daniel Server konsideron se Maqedonia në qershor do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për pesë vjet do të jetë kah fundi i procesit për anëtarësim.

Profesori i Universitetit “Xhon Hopkins” dhe njohësi i mirë i Ballkanit thotë se nuk është në biznesin e parashikimeve por konsideron se më reale është që Maqedonia në vitin 2024 do të jetë kah fundi i procesit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton  MIA.

Daniel Server shton se që të vijë deri në anëtarësim duhet të bëhen reforma për gjyqësi të pavarur dhe implementim të plotë të asaj që quhet e drejtë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat