Kemali, heroi që po ndihmon familjet e të lënduarve të “Laskarcës” - Bota Sot
Kemali, heroi që po ndihmon familjet e të lënduarve të “Laskarcës”

Shkupi

Kemali, heroi që po ndihmon familjet e të lënduarve të “Laskarcës”

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:20
Facebook status

“Djema, Kemal SK është heroi i natës së kaluar! Me vet inicativë ka shkuar para spitalit dhe gjithë natën ka shpërndarë çaj dhe kafe për të gjithë familjarët të cilët ishin mbledhur para Qendrës Urgjente “8 shtatori” në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre. Djaloshi është humanistë i njohur dhe gjithmonë del në ndihmë”, ka shkruar Verçe Krstevska në llogarinë e saj në rrjetin soacial Facebook.

Ajo thotë se Kemali, sonte përsëri do të jetë aty me shokët e tij të cilët e ndihmojnë atë në këtë vepër humane.
“Do ta kisha lutur publikisht që sonte të vendos një kuti në vendin ku jep ndihmë dhe të gjithë ne të ndihmojmë dhe të lëmë ndonjë qindarkë. E dijë se këtë mund ta bënë edhe vet, por nuk dua që të jetë vetëm, dua të gjithë të ndihmojmë. Djaloshi ndante kafe, lëngje, çaj, gjevrek…”, bënë thirrje Verçja, transmeton Koha.

Ajo thotë se disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike dhe të afërmit e tyre nuk lëvizin prej para spitalit. Të humbur dhe dëshpëruar, mbrëmjen e së mërkurës e kanë pasur vetëm se Kemalin i cili është kujdesur për to.
“Një Kemal – është ngritur për të gjithë ne, të rreshtohemi sote të gjithë pas tij! Djaloshi gjithë natën ka qenë para spitalit, deri para orës 16. Sonte përsëri nga ora 19 do të jetë aty. Kemali e meriton mbështetjen tonë të plotë! Kaloni dhe ndihmoni”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...