Prokuroria do t’i thërrasë për pyetje të gjithë udhëtarët që mbijetuan në aksidentin në Llaskarcë

Shkupi

Prokuroria do t’i thërrasë për pyetje të gjithë udhëtarët që mbijetuan në aksidentin në Llaskarcë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:51
Pamje nga aksidenti

Prokuroria Publike njoftoi një proces të gjerë të dëgjimit të të mbijetuarve në autobus. Pas shërimit të tyre të gjithë do të thirren për t’u marrë në pyetje disa herë për, siç thonë nga prokuroria, krijimin e një pamje të plotë se çfarë ka ndodhur në autobus pak para rrëzimit.

“Përveç dëshmive të njerëzve, nga to do të kërkohet edhe dokumentimi i plotë i shërimit për shkak se shërben si material dëshmues në gjetjen e arsyes së tragjedisë”, thonë nga Prokuroria në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat