Heqja e kompetencave të Taravarit për arsim anuloi takimi Zaev-Sela për zgjedhjet presidenciale - Bota Sot
Heqja e kompetencave të Taravarit për arsim anuloi takimi Zaev-Sela për zgjedhjet presidenciale

Shkupi

Heqja e kompetencave të Taravarit për arsim anuloi takimi Zaev-Sela për zgjedhjet presidenciale

Nga: Z.M Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:48
Zaev - Sela - arkiv

Për shkak se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ia ka marrë kompetencat e arsimit kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e ka anuluar takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, për të biseduar rreth mundësive që të gjendet kandidat i përbashkët për president të shtetit në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, Zaev për këtë çështje është takuar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, Alternativës, Afrim Gashi dhe PDSH-së, Menduh Thaçi.

Takimimet e Zaevit me liderët e partive shqiptare po realizohen në vazhdën e gjetjes së kandidatit konsuesual të partive të koalicionit qeverisës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për zgjedhjet presidenciale të 21-prillit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...