Hoxha: Institucionet që nuk respektojnë gjuhën shqipe do të ndëshkohen - Bota Sot
Hoxha: Institucionet që nuk respektojnë gjuhën shqipe do të ndëshkohen

Shkupi

Hoxha: Institucionet që nuk respektojnë gjuhën shqipe do të ndëshkohen

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 13:53
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha

Institucionet që nuk e respektojnë përdorimin korrekt të gjuhës shqipe do të ndëshkohen. Këtë e ka ritheksuar sot zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Ai ka thënë se inspektorati nuk është formuar ende. Zëdhënësi Hoxha shpjegoi se Qeveria ka formuar dy grupe pune të përbëra nga dy institucione si për zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës ashtu edhe të obligimeve që dalin nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Në seancën e djeshme, Qeveria ka marrë vendim që të obligojë Ministrinë e Drejtësisë që në afat prej 15 ditëve të dorëzojë propozim-ligjin për themelimin e Inspektoratit që do të inspektojë përdorimin e gjuhëve nga institucionet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...