Bashkia e Shkupit: Pastrohen kanalet e liqeneve në parkun e qytetit

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Pastrohen kanalet e liqeneve në parkun e qytetit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Ilustrim

Bashkia e Shkupit njofton se ekipet e saj dhe të ndërmarrjeve publike “Rrugë dhe rrugica” dhe “Parqe dhe gjelbërim” po kryejnë aksion për pastrimin e plotë të kanaleve të liqeneve në pjesën e parë dhe të dytë të Parkut të qytetit, që s’janë pastruar disa vite.

“Këto ditë po pastrohen kanali që sjell ujë në liqen në pjesën e parë të Parkut të qytetit. Në aksion hiqen gjethet e drunjve, mbetjet e tokës dhe mbeturinat, për t’u mbushur liqeni me ujë. Po pastrohet edhe kanali që sjell ujë në gjithë sistemin e liqenit në park”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Ata shtojnë se aktivitetet e pastrimit të kanaleve dhe liqeneve do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

Nga Bashkia e Shkupit ju bëjnë apel qytetarëve të mos hedhin mbeturina te kanalet dhe liqenit dhe ta mirëmbajnë higjienën e hapësirave të gjelbërta në park.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat