Gjendet i vdekur një taksist te stacioni i trenave në Shkup

Shkupi

Gjendet i vdekur një taksist te stacioni i trenave në Shkup

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Gjatë pasdites së djeshme është gjetur një burrë i vdekur te stacioni hekurudhor në Shkup. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për taksist të moshës 58-vjeçare.

Pas hetimit në vendin e ngjarjes gazeta "Koha" e Shkupit mëson se nuk bëhet fjalë për vrasje, meqë në trupin e tij nuk janë parë shenja dhuna, ashtu sikurse edhe në automjetin e tij. Megjithatë, informata zyrtare pritet të ketë nesër, kur do të publikohen rezultatet e obduksionit ndaj të ndjerit.

Bëhet fjalë për personin M.P. (1961).

Ndryshe, kjo është vdekja e pestë këtë javë. Dje, u gjet trupi i vdekur i një vajze rreth të 30-ave, ndërsa të enjten një 29-vjeçar kishte vdekur në mal mbi fshatin Nerez të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat