Bashkia e Shkupit: Komuna e Sarajit të veprojë në pajtim me ligjet për platformat joligjore në Matkë

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Komuna e Sarajit të veprojë në pajtim me ligjet për platformat joligjore në Matkë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 20:42
Matkë

Bashkia e Shkupit sot i ka bërë thirrje Komunës së Sarajit që të veprojë në pajtim me kompetencat ligjore lidhur me platformat joligjore në Matkë.

“Bashkia e Shkupit e inkurajon Komunën e Sarajit që të veprojë në pajtim me kompetencat e veta ligjore kur janë në pyetje ndërtimet joligjore. Në të vërtetë, nuk ka interes më të madh as për qytetarët e Shkupit, as për qytetarët e Sarajit sesa sundimi i së drejtës, barazia para ligjeve dhe funksionimi i tërësishëm i institucioneve”, deklaroi zëdhënësi i Bashkisë së Shkupit, Valon Saliu.

Ai tha se vitin e kaluar Bashkia së bashku me UNDP-në dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kanë përpunuar modele ligjore, me të cilat do të mbrohet Matka në kuptimin ekologjik dhe ekonomik.

Nga ana tjetër, sot kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti deklaroi se komuna nuk do t’i legalizojë platformat joligjore në Matkë, por se nuk mund as t’i rrënojë, pasi kanë kërkesa për legalizim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat