Cipras të martën në Shkup

Shkupi

Cipras të martën në Shkup

Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:07
Zaev - Cipras

Kryeministri grek, Aleksis Cipras të martën do të arrijë për vizitë oficiale në Shkup, transmeton agjencioni i lajmeve grek ANA-MPA, përcjell Alsat.

Sipas agjendës, Cipras do të arrijë në aeroportin e Shkupit më 2 Prill në mëngjes, nga ku do të niset për në godinën qeveritare, ku do të organizohet ceremoni oficiale për nder të arritjes së tij.

Pastaj parashikohet takim privat me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe takim me Këshillin për bashkëpunim mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në fund të dy kryeministrat do të japin deklaratë për mediet. Agjenda parasheh që Cipras të takohet edhe me krye parlamentarin Talat Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat