Vizitë historike, kryeministri grek, Alexis Tsipras arrin në Shkup - Bota Sot
Vizitë historike, kryeministri grek, Alexis Tsipras arrin në Shkup

Shkupi

Vizitë historike, kryeministri grek, Alexis Tsipras arrin në Shkup

Nga: Z.M. Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:36
Foto nga takimi

(E plotësuar) Kryeministri grek, Aleksis Cipras arrit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ku me nderime shtetërore dhe ushtarake u prit nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat qeveritarë.

Cipras dhe delegacioni që e shoqëron, rreth orës 9:40, me aeroplan qeveritar arritën në aeroportin në Shkup. E pritën zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas çka u nis drejt Qeverisë.

Vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të parën të ndonjë kryeministri grek, Cipras e filloi me nikoqirin e tij, kryeministrin Zoran Zaev.

Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Cipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat.

Në delegacionin që do ta shoqërojë Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave në Qeveri, janë edhe përfaqësuesit e disa kompanive të mëdha dhe të mesme greke, të cilët janë të interesuar për të investuar në vend.

******

10:33 -  Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ceremoni solemne, kryeministri Zoran Zaev e ka pritur kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, në vizitën e parë të tij pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, me të cilin i dha fund kontestit prej dy dekadash të çështjes së emrit.

“Mirëserdhe shoku im” ishin fjalët e para të cilat Zaevi i tha në momentin kur Cipras zbriti nga vetura e tij në oborrin e Qeverisë.

Pas kësaj, Zaev si shenjë afërsie dhe krenarie, realizoi edhe “selfie” me Ciprasin.

***

Kryeministri grek, Aleksis Tispras sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai është kryeministri i parë i Greqisë që do ta vizitojë vendin.

Kryeministri grek gjatë vizitës në Shkup do të ketë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev. Pritja zyrtare e Tisprasit me nderime shtetërore dhe ushtarake do të jetë në platonë para Qeverisë. Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Tispras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat.

Në delegacionin që do ta shoqërojë Tisprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave në Qeveri, janë edhe përfaqësuesit e disa kompanive të mëdha dhe të mesme greke.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...