Arrestohet një person në Shkup, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Shkupi

Arrestohet një person në Shkup, dyshohet për tregti me lëndë narkotike

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:45
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup deri tek Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur padi penale kundër A.K (23) nga Vlesi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “prodhim dhe tregtim të paligjshëm me lëndët narkotike”.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup më 03.04.2019, me urdhër të gjykatës, zyrtarët policor nga SPB Shkup të shoqëruar nga policia e njësitit kundër krimit të organizuar kanë kryer kontroll në banesën e të dyshuarit në rrugën “23 tetori” në Shkup.

Gjatë kontrollit janë zbuluar lëndë narkotike, mariuhanë, kokain dhe amfetamin.

Pas kontrollit policia ka arrestuar A.K.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat