Aksident në Shkup, vetura godet një këmbësor

Shkupi

Aksident në Shkup, vetura godet një këmbësor

Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:28
Ilustrim

Sot në mbrëmje në rrugën “Video Smilevski Bato” në vendbanimin Novo Lisiçe është shkelur me veturë një këmbësor 50-vjeçar.

Sipas informacioneve të dhëna nga policia për “Kanal5”, personi i aksidentuar është një burrë rreth të 50-tave, dhe se ka marrë lëndime dukshme.

“Në orën 22:23 në SPB Shkup është paraqitur se në sheshin “V.S.Bato në afërsi të Stopanska Bankës ka ndodhur një aksident në të cilën një veturë “Skoda Oktavia”, me targa të Gjermanisë e drejtuar nga M.C. (49) ka goditur një këmbësorë. Bëhet fjalë për një burrë rreth 50-vjeçar”, thonë nga SPB.

Për momentin policia po bën hetim në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat