Shkup, një i vdekur si pasojë e një aksidenti

Shkupi

Shkup, një i vdekur si pasojë e një aksidenti

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një person ka vdekur në dy aksidente që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara në rrethinën e qytetit të Shkupit. Në aksidentin tjetër me lehtë është lënduar një person.

Sipas raportit ditor të SPB Shkup, gjatë ditës dhe natës së kaluar janë sanksionuar 54 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë se lejohet, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 21 shoferë para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe gjashtë shoferë fillestarë.

Policia e komunikacionit ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 15 automjete ta paregjistruara dhe një automjet në gjendje teknikisht të parregullt.

Për përdorimin e telefonit celular janë sanksionuar 32 shoferë, ndërsa për joposedim të rripit të sigurisë 17 shoferë.

Janë sanksionuar edhe tetë shoferë për rreshtim jo të rregullt si dhe tre shoferë të cilët nuk kanë dhënë të drejtën e kalimit për këmbësorët në vijën e bardhë. Janë evidentuar edhe tre shoferë me motoçikletë pasi nuk kanë bart helmetë mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat