Debat në Shkup: A është e gatshme BE-ja për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Shkupi

Debat në Shkup: A është e gatshme BE-ja për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Më: 20 prill 2019 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

A është e gatshme BE-ja për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor është pyetja kryesore për proceset eurointegruese, u tha sot në debatin me temë “E zgjedh Evropën: Zgjedhjet për Parlamentin Evropian 2019, mundësi dhe sfida për Republikën e Maqedonisë së Veriut” të cilën e organizoi shoqata e federalistëve të rinj evropianë, njofton AIM.

Sipas panelistëve, nuk mund të flitet për zgjerim të Bashkimit Evropian pa ndryshime të mëdha të institucioneve evropiane. Rritja e populizmit dhe mosbesimi në BE janë sfida të mëdha në vigjilje të zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian.

“Në opinion ekziston lodhje, që ka të bëjë me disa zhgënjime pas zgjerimeve të fundit drejtë lindjes. Duket se ekziston shqetësime në sundimin e së drejtës në disa vende anëtare dhe për këtë ekziston ideja se stabilizimi demokratik i vendeve të Ballkanit Perëndimor është absolutisht i nevojshëm para se të marrin rekomandim të fortë nga Komisioni Evropian”, theksoi ambasadori francez Christian Thimonier.

Ai theksoi se në Evropë ka debat të vazhdueshëm rreth sovranitetit dhe federalizmit dhe se gjithmonë ekzistojnë sfida që të gjendet balansi i vërtet duke pasur parasysh që BE-ja përbëhet nga kombe me histori, kultura dhe interesa të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat