Vizita e Papës, për shkaqe sigurie saldohen pusetat në Shkup

Shkupi

Vizita e Papës, për shkaqe sigurie saldohen pusetat në Shkup

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:11
Saldohen pusetat në Shkup

Vizita e Papa Franciksut, që pritet të ndodh nesër në Maqedoninë e Veriut, po përcillet me interes të lartë.

Përveç përgatitjeve që kanë filluar prej javësh, që nga rregullimi i rrugëve, vijëzimi i tyre, gjelbërimi, ndriçimi e të tjera në vendet ku ai do të kalojë, ditëve të fundit janë vërejtur edhe saldimi i pusetave të ujërave të zeza, kjo për shkaqe sigurie.

Kjo metodë e saldimit të pusetave është një praktikë që përdoret prej kohësh në vendet Perëndimore, dhe jo vetëm. E njëjta praktikë u përdor edhe gjatë vizitës së Papa Franciskut në Shqipëri, në shtator të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat