Drunjtë e Shkupit edhe më tutje vdesin të robëruar në beton, megjithëse Shilegov premtoi se do t’i “çlirojë”

Shkupi

Drunjtë e Shkupit edhe më tutje vdesin të robëruar në beton, megjithëse Shilegov premtoi se do t’i “çlirojë”

Më: 8 maj 2019 Në ora: 20:09
Ilustrim

Pavarësisht premtimit të kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov se nga janari urgjentisht do të fillojë me “çlirimin e drunjve” në rajonin e Shkupit, të cilët për shkak të veprimeve të papërshtatshme ndërtimore kanë ngelur të robëruar në beton ose asfalt dhe janë të dënuar me vdekje, ndërkohë që deri tani nuk është “çliruar” pothuaj asnjë dru akuzojnë ekologët.

Katër muaj më vonë nuk dihet nëse fare është çliruar së paku një nga 1.000 drunjtë e rrezikuar në Shkup, të cilët sipas hulumtimit të Fakultetit të pylltarisë nga Shkupi janë drejtpërsëdrejti të rrezikuar, për shkak se beton, asfalt ose kocka bekatoni si dhe lloj tjetër i pajisjes urbane janë vendosur drejtë për së drejti afër vetë trungjeve duke i pamundësuar drunjtë të furnizohen me ujë dhe oksigjen. Bëhet fjalë më së shumti për panja, katalpe, dru frashri, gështenja të egra, dru bliri, akacie etj. me kastra të zhvilluara, të vjetra edhe nga 20, 30 madje edhe më shumë vite.

Në përgjigjen me shkrim, nga shërbimet e Qytetit të Shkupit, të cilën e mori “Meta” për pyetjen si është duke u zhvilluar aksioni për çlirimin e drunjve,  qëndron vetëm se në bashkëpunim me Fakultetin e pylltarisë deri tani janë zbatuar më tepër aksione dhe të njëjta do të vazhdojnë në periudhën e ardhshme me intensitet të zmadhuar. Njëkohësisht, Qyteti s’ka përgjigje konkrete sa drunj në fakt janë çliruar nga betoni i cili po i vret.

Fakulteti i pylltarisë, në anën tjetër, s’ka informata për atë si zhvillohet aksioni për shpëtim të drunjve të robëruar, që duhet të ishte zhvilluar me asistencën e tyre profesionale.

“Nga rreth 1.000 drunj të evidentuar, në terren u vërtetuam se veç më ka drunj të tharë, por edhe se mbi 200-300 janë jashtëzakonisht të rrezikuar dhe do të vdesin këtë vit ose më së shumti vitin e ardhshëm”, thotë për “Meta” profesori Kiril Sotirovski, dekan i Fakultetit të pylltarisë, i cili në janar të këtij viti ka nënshkruar me kryetarin e Shkupit Shilegov memorandum për bashkëpunim mes Shkupit dhe Fakultetit të pylltarisë.

Profesori Sotirovski konsideron se shpëtimi i drunjve të rrezikuar në Shkup nuk zhvillohet me intensitetin e dëshiruar. Sipas Sotirovski, bëhet fjalë kryesisht për drunj të rritur, të degëzuar, me vlerë të madhe, për të cilat do të jetë mëkat i madh nëse lejohet të thahen.

“Vetëm një dru i tillë në qytet vlen sa 100 madje edhe 200 drunj të sapo mbjellë”, thotë profesori Sotirovski, duke aluduar në atë sa oksigjen prodhon druri me moshë më të madhe dhe me trung të madh krahasuar me fidanët e rinj dhe rëndësinë e tyre për ajrin në kryeqendrën e Maqedonisë.

“Çfarë bëni, ju është servuar në pjatë, hartë, me lokacione saktë të piketuara të drunjve, me fotografi, me koment për problemin, kurse ju çka?!!”, i kanë pyetur autoritetet e qytetit anëtarët e “O2 Iniciativës”, duke publikuar në fejsbuk-profilin e tyre fotografi me shembuj karakteristik të drunjve rrënjët e të cilave janë të lyera me asfalt të ri, të mbyllura me rrethoja ose gardhe metalike.

“Nuk mund të mbillni aq drunj të cilët do të jenë ekuivalent i këtyre të cilët i keni dënuar me vdekje. 1.200 fidanë të ri të cilat i paralajmëron Qyteti janë të parëndësishme në krahasim me këta drunj”, përkujtojnë nga “O2”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat