Nesër do të ketë rrëgjim të komunikacionit në Shkup

Shkupi

Nesër do të ketë rrëgjim të komunikacionit në Shkup

Më: 18 maj 2019 Në ora: 14:12
Ilustrim

Nesër me fillim në orë 9:45, nën organizimin e Shoqatës për sport dhe kreativitet, do të mbahet garë rekreative “I pari deri te maja”.

Shtegu i garës së çiklistëve do të fillojë nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, sheshi “Shën Kirili dhe Metodi”, përgjatë sheshit “Shën Klimenti i Ohrit”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, në rrugën “Todor Aleksandrov” dhe në vijim përgjatë rrugës lokale për Sredno Vodno deri në majën e Vodnos.

Për këtë arsye, Njësia për Siguri në komunikacion do të marrë për regjim të komunikacionit në rrugët e lartpërmendura, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet nëpërmes rrugëve alternative.

Për këtë qëllim, Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga policët në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat