Në parkun e kryeqytetit u hap festivali “Shkupi lulëzon”

Shkupi

Në parkun e kryeqytetit u hap festivali “Shkupi lulëzon”

Më: 18 maj 2019 Në ora: 19:07
Ilustrim

Nën moton “Shkupi lulëzon” sot u hap festivali i luleve në parkun e qytetit të Shkupit, ku dashamirët e luleve sot dhe nesër do të kenë mundësi që të blejnë lule, të fitojnë këshilla të vlefshme, të zbaviten dhe të shoqërohen në ambient të hapur. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka theksuar se qëllimi i këtij manifestimi është lidhja mes qytetarëve dhe natyrës. Ai ka shtuar më tej se duhet të organizohen më shumë punëtori për fëmijët, me qëllim që ata që të vegjël ta mësojnë raportin me natyrën dhe gjëlbërimin.

“Ne kemi një mundësi të rrallë për herë të parë këtë vit për të përshtatur strehimin e kafshëve shtëpiake në të gjithë këtë sistem, veçanërisht qentë endacakë që janë trajnuar në mënyrë adekuate. Ky është festivali i gjashtë i luleve dhe bëhet nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, ndërsa organizohet nga Ndërmarrja Publike, “Parqe dhe Gjelbërim”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Bashkisë së Shkupit.

“Qëllimi i festivalit është që në një vend të mblidhen të gjithë dashamirët e lules dhe natyrës, rregullimit i mjedisit, artistët, fëmijët dhe nxënësit të cilët në këtë hapësirë do ta shprehin artin e tyre me lulet, dekorime dhe dizajne. Të promovohet kultivimi i luleve para qytetarëve, më të rinjtë të kyçen në punëtori, ta tregojnë kreativitetin e tyre dhe të mësojnë diçka më shumë për lulen se si të ngritet vetëdija publike për mbrojtje të mjedisit jetësor”, deklarojnë nga parqe dhe gjelbërime.

Në shfaqjen e këtij viti prezantohen mbi 30 ekspozues të luleve dhe kompanitë për kopshtari dhe peizazh, institucione dhe organizata joqeveritare në fushën e ekologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat