Sheshi “Skënderbeu” në Shkup assesi të përfundojë - Bota Sot
Sheshi “Skënderbeu” në Shkup assesi të përfundojë

Shkupi

Sheshi “Skënderbeu” në Shkup assesi të përfundojë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 19:48
Shkup

Ashensorët në sheshin “Skënderbeu” në Shkup edhe më tej vazhdojnë të përdoren vetëm për zbukurim për shkak se asnjëherë nuk kanë qenë në funksion për qytetarët. Në shesh mund të shihen dyer të vjedhura, pjesë të thyera.

Vërejtje për këtë por edhe për mosmirëmbajtje kanë edhe turistët e huaj por edhe nga kalimtarët që kalojnë secilën ditë kah sheshi.

“Kishte ashensorë, por nuk funksionojnë. Nuk e di pse. Për të moshuarit duhet, ka shumë shkallë për njerëz si ne, kemi dhimbje te eshtrat dhe te gjunjët. Thuajse secilën ditë jam këtu. Nuk e mirëmbajnë si duhet”

Kalimtarët kishin kritika edhe për mirëmbajtjen e sheshit.

Sheshi “Skënderbeu” u lëshua në përdorim në shtator të vitit 2017 edhe pse ndërtimi nuk u përfundua. Nga prezantimi i versionit të parë, projekti ka pësuar ndryshime.

Qeveria e atëhershme për ndërtimin e këtij sheshi ndau 11 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...