Bashkia e Shkupit: Mbi 3.400 qytetarë janë paraqitur për subvencionim për biçikleta - Bota Sot
Bashkia e Shkupit: Mbi 3.400 qytetarë janë paraqitur për subvencionim për biçikleta

Shkupi

Bashkia e Shkupit: Mbi 3.400 qytetarë janë paraqitur për subvencionim për biçikleta

Më: 27 maj 2019 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Bashkia e Shkupit informon qytetarët se sot mbyll thirrja publike për subvencione për blerjen e biçikletave për vitin 2019, pasi që mjetet e parapara janë harxhuar. Me këtë, kërkesat për subvencione biçikletash nga nesër (28.5.2019), e martën, nuk do të pranohen.

“Në këtë thirrje publike deri më tani kanë arritur 3.472 kërkesa nga qytetarët për subvencionim për blerjen e biçikletave. Mbyllja e thirrjes është në përputhje me nenin 4 paragrafi 4 të Rregullores për shfrytëzimin e fondeve nga Buxheti i Bashkisë së Shkupit për subvencionimin e qytetarëve në territorin e Bashkisë së Shkupit për blerjen e biçikletave për vitin 2019”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Shkupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...