Iniciativa për arrestimin e Jahiut me kërkesë të Evropës - Bota Sot
Iniciativa për arrestimin e Jahiut me kërkesë të Evropës

Shkupi

Iniciativa për arrestimin e Jahiut me kërkesë të Evropës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 14:57
Jahi Jahiu, i arrestuari mëngjesin e sotëm

Shërbimi për ndalim të mashtrimeve – OLAF dhe prokuroria italiane nga Milanoja e ka iniciuar arrestimin e sotëm të sekretarit shtetëror, njëherit funksionarë i lartë i BDI-së, Jahi Jahiu, thuhet në report.

I dyshuari për mitmarrje dhe provizion të paligjshëm nga IPA-fondet pritet të dorëzohet në paraburgim. Përgjatë funksionarit të Likovës, të dyshuar janë edhe J.G (52) nga Shkupi i cili për momentin është në arrati.

Policia ka kryer 5 bastisje të koordinuara në Shkup dhe Kumanovë, ku dy janë kryer në Ministri në Maqedoni dhe 8 bastisje në Itali.

Në kumtesë thuhet se janë siguruar dëshmitë e duhura për parregullsi, mashtrime dhe korrupsion në disa projekte në disa nga institucionet e shtetit, të financuara nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1,2 milionë euro, gjatë periudhës 2014-2016.

Të dyshuarit kanë fituar dhuratë – udhëtime jashtë vendit, në vlerë totale prej 7000 eurove, për të siguruar informacione që kanë qenë të ndaluara.

Njërit ndër aplikuesve të tenderit i kanë mundësuar kyçje të detajuar në informacione të klasifikuara, me çka i kanë mundësuar që të jetë në avantazh nga aplikantët tjerë dhe të zgjidhet për IPA fondet, për të fituar tender me vlerë prej 1.096.900 euro.

Për këtë të njëjtët kanë fituar 37.930 euro, gjegjësisht 2500 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...