Paraburgim për vozitësin e kamionit që shkaktoi aksident në Shkup

Shkupi

Paraburgim për vozitësin e kamionit që shkaktoi aksident në Shkup

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Prokuroria Publike Shkup ngriti procedurë për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” kundër vozitësit të kamionit që shkaktoi aksident në qarkoren e Shkupit ku humbën jetën dy persona.

Gjykata Themelore e Shkupit, me propozim të Prokurorisë, i caktoi masën e paraburgimit për tetë ditë.

Në njoftim nga prokuroria sqarojnë në detaje për aksidentin dhe duke vlerësuar rrethanat ligjore, prokurori publik ka kërkuar paraburgim për vozitësin për shkak të dyshimeve se mund të arratiset.

Gjyqtari në procedurë paraprake e pranoi propozimin dhe i caktoi masën e paraburgimit për tetë ditë vozitësit të kamionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat