Rasti famëkeq "Monstra" ende mbetet enigmë, qytetarët: Zbardhja e rastit po ecën ngadalë

Shkupi

Rasti famëkeq "Monstra" ende mbetet enigmë, qytetarët: Zbardhja e rastit po ecën ngadalë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:10
Rasti Monstra

Shtatë vite pas vrasjes së pesfishtë në Smillkovë të Shkupit shqiptarët e dënuar por edhe familjarët e maqedonasve të vrarë kërkojnë zbardhjen e plotë të Rastit Monstra dhe  gjetjen e autorëve të vërtetë të krimit të 12 prillit 2012. 

Ky rast vazhdon të mbetet enigmë edhe për qytetarët që anketoi TVM 2, presin që gjyqësori të shpalos fajtorët e vërtetë. Ata thonë se percpetimi I tyre është se zbardhje e këtij rasti po ecën shumë ngadalë . Edhe pse nuk kanë shumë besim tek gjyqësori, ata mbeten me shpresë se ky rast një ditë do gejë zgjidhje dhe do zbulohen autorët e vërtetë të këtij krimi. 

“Vetëm I kanë munduar njerëzit, i kanë mbajtur në burg me vite dhe nuk zgjidhet nuk jam optimist”….

“Dhashtë Zoti,dëshiroj të zgjidhet çështja me drejtësi”…

“Kështu siç kanë ecur punët deri më tani pa një reformim të thellë një sistemin gjyqësor jam skeptik në njëfarë mase për zbardhjen e këtyre rasteve.Zakonisht aty ku pushteti dhe shteti i ka gishtat gjithçka shkon me një ecje të breshkës mbase nuk është asgjë e sigurt se mund një ditë të duket një ditë e bardshë për zbardhjen e këtyre rasteve”….

“Gjyqëtarët i ke të korruptuar të gjtë ata që kanë qenë ata që e kanë gjykuar Monstrën mos mendoni se do ta lirojnë Monstrën jo”…”Shumë pak, ndoshta aspak se po shkon shum ngadalë .Besoj se në të ardhmen do zgjidhet ky rast”, thanë qytetarët për TVM2. 

PSP: Dëshmitë të dorëzohen në prokurori 

Ndërkohë nga PSP thonë se ka shumë regjistrime dhe mesazhe rreth rastit “Monstra” edhe pse  shumë prej tyre nuk janë thelbësore,sërisht do paraqiten si dëshmi. 

“Ka mijëra inçizime, mesazhe dhe transkripte që me siguri do të sugjerohen si dëshmi. Do të ketë  kualifikim të përshtatshëm ligjor për çdo person që është i përfshirë në atë ngjarje”, thonë nga PSP. 

Megjithatë, kjo nuk është një çështje e thjeshtë, andaj PSP iu bën thirrje të gjithë atyre që duan të ndajnë informacione, të mos luajnë me ndjenjat e familjeve të viktimave, por të dorëzojnë gjithcka kanë në Prokurori ose në Gjykatë. Nga PSP thonë se asnjëherë nuk do të heqin  dorë, derisa ta zgjidhet ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat