Driton Demiri, kryetar i të rinjëve të ASH-së Gazi Babë

Shkupi

Driton Demiri, kryetar i të rinjëve të ASH-së Gazi Babë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 23:35
Pamje nga ngjarja ku Driton Demiri u zgjodh kryetar

Aleanca për Shqiptarët, ka mbajtur kuvendin e degës së Forumit Rinor në komunën e Gazibabës, me çrast u zgjodh kryesia dhe kryetari i të rinjëve të ASH-së në këtë degë.

 

Me shumic votash për kryetar kuvendarët e zgjodhën Driton Demirin, me profesion profesor i shkencave kompjuterike. Punimet e kuvendit i ndoqēn përfaqësuesit e kryesisë qëndrore Bujare Abazi dhe Halil Snopçe. Ndërsa kryetari i posazgjedhur Driton Demiri, deklaroi se:

“Zgjedhja si kryetar i forumit rinor të degës së Gazibabës pranë Aleancës për Shqiptarët, paraqet një nderë, por edhe obligim për mua si i ri, dhe si intelektual. Përfshirja në një strukturë politike, siç është Aleanca për Shqiptarët, në rrethana kur shoqëria jonë po përballet me ikjen masive të rinisë shqiptare drjet vendeve të Evropës, paraqet një sfidë në vete, pasi është mëse e qartë se vendit i duhen politika për përkrahje të rinisë. Rinia po migron në kërkim të një vendi pune, të një page dinjitoze, dhe një jete më të sigurt, që fatkeqësisht aktualisht nuk i kemi në vend. Por un bëj pjesë te ata që nuk mendojnë se ikja nga sfidat është zgjidhje, përkundrazi un mendoj se zgjidhja qëndron te përballja me sfidat. Zgjidhjen personalisht e shoh te anzgazhimi i brezit të ri për ndryshimin e kësaj gjendjeje të mjerueshme, që e krijuan politikat e dështuara në shum fusha, të cilat e prekin rininë, e sidomos në arsim dhe ekonomi. Kam besimin se angazhimi për përkrahjen e rinisë dhe përmirësimin e kësaj gjendjeje të mjerueshme nuk do të mungojë në degën tonë, nga kryetari i degës z.Adnan Aliu, udhëheqësia e Aleancës për Shqiptarët dhe lideri ynë z.Ziadin Sela. Prandaj unë jam këtu dhe kam pranuar të marr edhe detyra konkrete dhe do të angazhohem që kësja strukture ti bashkangjiten edhe të rinjë tjerë që duan ndryshimi të ndodh këtu në vendin tonë dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur”, deklaroi Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat