Sot në Shkup mbahet “Parada e krenarisë”

Shkupi

Sot në Shkup mbahet “Parada e krenarisë”

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 10:25
Ilustrim

Në Shkup sot do të mbahet “Parada e krenarisë”, që ka për qëllim të rrisë të drejtat e komunitetit LGBTI në vendin tonë.

Ngjarja organizohet nga Rrjeti kombëtar për luftën kundër homofobisë dhe transfobisë, nga ku theksojnë se mbajtja e kësaj parade e njohur edhe si “Skopje pride” përkon me 50 vjetorin e rebelimit të Stonewall, një ngjarje që konsiderohet të jetë pikënisje  e të drejtave të njerëzve LGBTI.

Organizatorët bëjnë apel që gjatë ngjarjes të mos merren objekte të mprehta dhe objekte prej xhami ndërsa në këtë paradë pritet të ketë edhe aktivistë për të drejtat e LGBTI nga Greqia, Bullgaria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.

Arritja e pjesëmarrësve do të jetë rreth orës 11:00 në parkun “Gruaja luftëtare”. Një orë më vonë do të marshohet deri te Parku i qytetit ku është paraparë të ketë fjalime të përfaqësues të organizatave qytetare dhe të institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat