Shkup, punët ndërtimore shkaktojnë kaos në komunikacion

Shkupi

Shkup, punët ndërtimore shkaktojnë kaos në komunikacion

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Kjo bori e vazhdueshme e makinave shpreh nervozizmin e shoferëve që sot për disa çaste u gjenden në kaosin e trafikut në udhëkryqet te qendra tregtare “Mavrovasja” dhe Sheshi Skënderbeu. Kjo tollovi u shkaktua për shkak të nisjes së punimeve ndërtimore në urën “Goce Dellçev” dhe e njëjta do të vazhdojë për 40 ditë rresht. Kreu i Shkupit Petre Shilegov apeloi qytetarët për durim, në të kundërtën, siç tha ai ura do të shembet nëse punimet nuk zhvillohen me kohë.

“Bëhet fjalë për rikonstruim që nuk është kryer më shumë se 13 vjet. Ose do të duhet të durojmë 40 ditë të kemi kaos në komunikacion ose ura Goce Dellçev do të rrënohet. Tashmë jemi në sezonin e verës, ka më pak tollovi në komunikacion, prandaj ky është momenti i vërtetë të kryejmë zgjerimin e urës”.- theksoi Petre Shilegov, kryetar i Shkupit

Sipas Shilegov, punimet do të zhvillohen në dy faza njëkohësisht, në të dyja anët e urës. Në fazën e parë komunikacioni do të zhvillohet në dy korsi, nga Mavrovasja drejt Qeverisë. Ndërsa në fazën e dytë komunikacioni do të zhvillohet vetëm në një korsi, nga Posta e vjetër drejt Gjykatave. Këto komente Shilegov i bëri gjatë promovimit të gjashtë makinave hibride për administratën e qytetit të Shkupit. Për këto makina, qyteti i Shkupit ka ndarë nga buxheti i tij 6 milionë denarë. Makinat karakterizohen me shpenzime të vogla dhe emetim zero të gazrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat