Gruaja që u sulmua fizikisht nga taksisti në mes të rrugës, tregon shkakun e rrahjes

Shkupi

Gruaja që u sulmua fizikisht nga taksisti në mes të rrugës, tregon shkakun e rrahjes

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:20
Dobrilla Stefanovska

Policia ende është duke punuar në rastin kur një taksist rrahu një grua në mes të Shkupit, afër hotelit Kontinental.

Bëhet fjalë për tridhjetëvjeçaren Dobrilla Stefanovska e cila për Kanal5 e ka sqaruar shkakun për incidentin që ka ndodhur me taksistin.

“Më ofendoi dhe më sulmoi sepse nuk dëshironte të më kthejë kusurin për vozitjen”, ka thënë Stefanovska.

Ajo shton se është nervozuar nga ofendimet e taksistit, prandaj ka dashur t’ia thyejë fshirësit e xhamit, me ç’rast ai e ka përplasur në tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat