Bie nga çatia, vdes 48-vjeçari nga Shkupi

Shkupi

Bie nga çatia, vdes 48-vjeçari nga Shkupi

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, informojnë se dje në Strugë, është raportuar se një punëtorë ka rënë çatia e një objekti rreth 8.5 metra të lartë në pronësi të një kompanie private që gjendet në zonën industriale në autostradën Strugë-Qaf-Thanë, nga ku edhe ka humbur jetën.

Personi është identifikuar si V. S. (48) nga Shkupi. Ekipi i policisë ka kryer kontrolle në vendngjarje ndërsa me urdhër të prokurorit trupi është dorëzuar për autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat