Aksident trafiku në Radishan të Shkupit, lëndohen dy policë

Shkupi

Aksident trafiku në Radishan të Shkupit, lëndohen dy policë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në Radishan, në të cilin tre persona kanë pësuar lëndime, prej të cilëve dy policë.

Aksidenti ka ndodhur kur një veturë e tipit “BMW” ka goditur nga prapa veturën e policisë “Skoda Yeti”, duke lënë të lënduar kështu dy zyrtarët policor që për momentin kanë qenë brenda në veturë.

Personi tjetër i lënduar është vozitësi i makinës “BMW”.

Pritet që gjatë ditës së sotme MPB të jep më shumë detaje rreth këtij aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat