187 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të tejkalimit të shpejtësisë

Shkupi

187 shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak të tejkalimit të shpejtësisë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Gjatë katër ditëve të kaluara në Shkup dhe rrethinë janë regjistruar 187 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në shenjat e komunikacionit.

Ka pasur gjithsej 37 aksidente komunikacioni, në të cilat lëndime trupore kanë marrë 13, ndërsa janë lënduar rëndë tre persona.

Nga komunikacioni janë përjashtuar, siç kumtuan sot nga SPB Shkup pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga komunikacioni gjithsej 76 shoferë. Prej tyre 24 kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 45 aspak nuk kishin patentë shoferi. Me afat të skaduar të patentës së shoferit ishin 35 dhe po aq të paregjistruar.

Për parkim të palejuar janë dhënë 77 gjoba, përderisa karrotreci ka marrë 54 automjete.

Për mos posedim të helmetës nga ana e shoferëve të motoçikletave, mopedëve janë dënuar 21 persona, për mos posedim të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjeteve 28, ndërsa 20 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat