Shkup, dënohen 62 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shkup, dënohen 62 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Dje në Shkup janë ndërmarrë masa dhe është konstatuar se 62 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 19 vozitës nga ku pesë vozitës kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 11 vozitës kanë drejtuar pas pasur lejen e vozitjes dhe tre shoferë fillimtar që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Gjithashtu, nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 11 automjete, prej të cilave 10 kanë qenë të paregjistruara dhe një automjet me probleme teknike.

Janë gjobitur edhe pesë vozitës për shkak të kalimit udhëkryqit në të kuqe, pesë vozitës për mosdhënie përparësi kalimi këmbësorëve, dy vozitës për shkak tejkalim jo të rregullt, dy vozitës për mosdhënie të përparësisë së kalimit automjeteve në udhëkryq, 11 motoçiklistë për mungesën e helmetës mbrojtëse, tre vozitës për arsye se nuk kanë përdorur rripin e sigurisë dhe nëntë vozitës për shkak të përdorimit të telefonit.

Në raportin e SPB Shkup, janë dënuar 3 këmbësorë për shkak të kalimit të korsisë jashtë vijave të bardha dhe tre persona për shkak të kalimit të rrugës në të kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat