Bllokohet rruga për në Shkup, pritje të gjata në kufi

Shkupi

Bllokohet rruga për në Shkup, pritje të gjata në kufi

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:24
Pamje nga bllokimi i rrugëve

Shkak i fluksit të madh të qytetarëve gjatë verës, po ka edhe bllokim të rrugëve.

Aktualisht rruga për në Shkup është e bllokuar nga numri i madh i automjeteve.

Në një fotografi të siguruar nga lajmi.net, shihen kolona të gjata në kufirin Kosovë-Maqedoni.

Po ashtu, kolona të gjata ka edhe në kufirin Kosovë-Serbi.

Në dalje të Merdares, kolona është e gjatë rreth 800 metra. Ndërsa për të kaluar këtë pikë kufitare, qytetarët dhe mërgimtarët po presin më shumë se dy orë.

Të Dheu i Bardhë, pritjet po zgjasin nga 1 orë e 30 minuta, ndërsa kolona është e gjatë rreth 300 metra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat