Detaje nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë

Shkupi

Detaje nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Në aksidentin pasdites në autostradën Shkup-Tetovë janë lënduar 3 persona.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, në aksident kanë marrë pjesë “Volkswagen Passat”, që është drejtuar nga 23 vjeçari nga Tetova me inicialet E.E dhe kamioni ‘Ford Transit’ me tabela të Gostivarit që është drejtuar nga 38 vjeçari B.S nga fshati Dobërdoll të Gostivarit.

Vozitësi i veturës ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është bartur në Qendrën Klinike të Tetovës. Bashkudhëtari i veturës dhe i kamionit, kanë marrë lëndime më të lehta trupore.

Komunikacioni në autostradë për shkak të aksidentit po zhvillohet në një korsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat