Regjistrohen dy grabitje në Shkup

Shkupi

Regjistrohen dy grabitje në Shkup

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:34
Ilustrim

Dy grabitje kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, në orën 08:45 në polici është denoncuar se në bulevardin “AVNOJ”, dy persona prej të cilëve njëri me armë zjarri, e kanë sulmuar 57-vjeçarin të punësuar në një kazino dhe i kanë marrë para.

Ndërsa vjedhje tjetër ka ndodhur në orën 04:50, kur në SPB Shkup është denoncuar se në një pompë benzine në rrugën “Gjorçe Petrov”, një person e ka kërcënuar dhe i ka marrë para një të punësuari.

Nga MPB thonë se po marrin masa për të zbardhur të dy rastet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat