Shkup, regjim i ri komunikacioni në urën “Goce Dellçev”

Shkupi

Shkup, regjim i ri komunikacioni në urën “Goce Dellçev”

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 21:34
Ilustrim

Regjim i ri komunikacioni vendoset nesër në urën “Goce Dellçev” në Shkup, me ç’rast komunikacioni në shtrirjen nga QT Mavrovasja drejt Qeverisë do të zhvillohet në një korsi, ndërsa komunikacioni në shtrirjen nga Posta drejt Pallatit gjyqësor do të zhvillohet në dy korsi, informuan nga Qyteti i Shkupit.

“Nga e mërkura (14 gusht) deri të hënën (19 gusht), nën regjim të përkohshëm të komunikacionit do të jetë vetëm shtrirja nga Mavrovasja drejt Qeverisë dhe do të zhvillohet në një korsi, ndërsa komunikacioni në shtrirjen nga Posta drejt Pallatit gjqyësor do të zhvillohet normalisht. Shenjat për zhvillim të përkohshëm të komunikacionit në shtrirjen nga Posta drejt Pallatit gjyqësor do të mbeten në bulevard deri në përfundimin e punëve në trotuar, ndërsa barrikadat do të vendosen përskaj rrugës për shkak të sigurisë gjatë punës në trotuar”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Nga atje përkujtojnë se fazat e implementimit të regjimit të përkohshëm të komunikacionit për projektin “Rikonstruimi i dilatimeve në urën “Goce Dellçev” në të dy drejtimet janë me kohëzgjatje të përgjithshme prej 40 ditëve, përkatësisht prej 9 korrik deri më 19 gusht të këtij viti.

Qyteti i Shkupit bën thirrje të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor, t’i përmbahen regjimit të përkohshëm rrugor dhe të kenë durim dhe mirëkuptim për shkak të zhvillimit të vështirësuar të mundshëm të komunikacionit në këtë pjesë të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat