12 aksidente dje në Shkup, janë dhënë 110 gjoba

Shkupi

12 aksidente dje në Shkup, janë dhënë 110 gjoba

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe është konstatuar se 38 shoferë e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 22 shoferë nga të cilët: dy shoferë pasi e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 20 shoferë pasi e kanë drejtuar automjetin pa e marrë të drejtën për të drejtuar automjetin. Gjithashtu, kumtoi sot MPB-ja, nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 22 automjete pasi ishin të paregjistruara.

Janë sanksionuar gjashtë shoferë për shkak të kalimit në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit, tre shoferë për shkak të parakalimit të parregullt, tetë shoferë për shkak të mos mbajtjes së rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 21 shoferë për shoferë për shkak të shfrytëzimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 12 aksidente, në të cilat gjashtë persona kanë kaluar me lëndime të lehta trupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat