Arrestohen dy shtetas të huaj në Aeroportin e Shkupit - Bota Sot
Arrestohen dy shtetas të huaj në Aeroportin e Shkupit

Shkupi

Arrestohen dy shtetas të huaj në Aeroportin e Shkupit

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:17
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dje janë arrestuar dy persona. Të dy personat janë arrestuar në orë të ndryshme, njëri është shtetas i Serbisë, ndërsa tjetri shtetas i Turqisë.

“Më 22.08.2019 në orën 17:30 në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në hyrje të RMV-së, gjatë kontrolleve të pasaportave është konstatuar se B.Z. (24) nga R. Serbisë është evidentuar me masën “A” (arrestim). Ai është arrestuar dhe u është dorëzuar policisë së SPB-së për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.

“Më 22.08.2019 në orën 21:00 në vendkalimin kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në hyrje të RMV-së, gjatë kontrolleve të pasaportave është konstatuar se R.S. (61) nga R. Turqisë është evidentuar me masën “A”. Ai është arrestuar dhe u është dorëzuar policisë së SPB Shkup”, thonë nga MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...