Java Evropiane e Mobilitetit, garë me biçikleta në Shkup

Shkupi

Java Evropiane e Mobilitetit, garë me biçikleta në Shkup

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit, sot nën Kalanë e Shkupit dhe rrugët përreth në qendër të qytetit do të mbahet gara tradicionale me biçikleta në organizim të Federatës së Çiklizmit.

Nxënësit në ngjarjen tërëditore janë të ftuar që të arrijnë me biçikleta ose në këmbë. Do të organizohet promovim i industrive në lidhje me kulturën e çiklizmit (shitore, servise, ture, klube, manualë, grupe) si dhe ekspozitë të biçikletave të vjetra.

Ngjarja do të shoqërohet me program muzikor. Në pjesën e parë të ngjarjes do të vozisin fëmijë dhe amatorë, ndërsa në të dytën do të garojnë çiklistë profesionistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat