Tsipras do të merr pjesë në konferencën e “Ekonomist” në Shkup

Shkupi

Tsipras do të merr pjesë në konferencën e “Ekonomist” në Shkup

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 09:58
Alexis Tsipras

Lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, të martën e ardhshme më 1 tetor do të qëndrojë në Shkup, ku do të merr pjesë në konferencën të dedikuar për Ballkanin Perëndimor që organizohet nga “Ekonomist”, njofton korrespodentja e AIM-së nga Athina.

“Forcimi i momentit për integrimin evropian” titullohet Samiti i Ballkanit Perëndimor, ku do të debatohen në panele të ndryshme, ndër të tjera edhe nga kryeministri Zoran Zaev, zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, ministrja e Financave Nina Angelovska, lideri i SYRIZA-s Alexis Tsipras, ish-kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz, ish-ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, Wess Mitchell, nënkryetari i PE-së dhe deputeti i SYRIZA-s Dimitris Papadimoulis, ish-kryeministri belg Guy Verhofstadt.

Konferenca zyrtarisht do të hapet me fjalimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut me temë “Stabiliteti dhe zhvillimi në Evropën Juglindore, a jemi në rrugën e duhur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat