Vidhet çanta me 11.000 euro në Shkup

Shkupi

Vidhet çanta me 11.000 euro në Shkup

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 21:32
Ilustrim

Shkupjani ka denoncuar në polici se ka qenë i vjedhur në garazhin e ‘Skopje City Mall’.

Sipas denoncimit, atij i janë marrë 11.000 euro dhe valuta tjera.

“Dje në ora 15:00 në stacionin policor Karposht, K.K (30) nga Shkupi ka denoncuar se nga ora 10:20 deri në ora 11:00 në garazhin nëntokësor në Qendrën tregtare ‘City Mall’, një i panjohur ka kryer vjedhje në automjetin e tij ‘pasat’. Kryesi me forcë i ka marrë çantën me 11.000 euro dhe valuta tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat