Zgjerohet Ambasada e Kosovës në Shkup

Shkupi

Zgjerohet Ambasada e Kosovës në Shkup

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 15:31
Gjergj Dedaj

Ambasada e Kosovës në Shkup prezantoi hapjen e shërbimit ekzistues konsullor me kapacitet më të gjerë. Ambasadori i Kosovës Gjergj Dedaj deklaroi se personelit të shërbimit konsullor tani i janë krijuar kushte që të jenë me efikas dhe shërbimet do të punojnë me kapacitet të plot nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 17.

“Ne jemi pranë qytetarëve të cilët kërkojnë mbështetjen tonë sepse këtu përveç pajisjes me viza për vendet të cilat kanë nevojë edhe ju duhet viza për të hyrë në Kosovë, dhe  në vende të rajonit siç është Bosnja dhe Hercegovina por edhe vende tjera të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ata detyrimisht duhet të pajisen me viza dhe shërbimi konsullorë i Kosovës pranë ambasadës këtu në Shkup i pajis me viza, me leje të udhëtimit, me dokumente kur kemi martesa nga Kosova në Maqedoni dhe anasjelltas, dokumente në raste të lindjes së foshnjave pranë spitaleve dhe klinikave në Shkup dhe dokumente në rast të vdekjeve”, deklaroi Gjergj Dedaj, ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat