Shkup, 18 persona të lënduar në tetë aksidente trafiku

Shkupi

Shkup, 18 persona të lënduar në tetë aksidente trafiku

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 09:24
Ilustrim

Tetëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë aksidente trafiku prej gjithsej 14 që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar tre shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë nën ndikimin e alkoolit, 15 shoferë para se të marrin patentë shoferin, katër shoferë fillestarë dhe 24 automjete të pa regjistruara.

Për parkim jo të drejtë janë gjobitur 88 shoferë, ndërsa me automjetin e posaçëm karrotrec janë ngritur 60 automjete.

Janë gjobitur edhe një këmbësor i cili ka kaluar më larg vendkalimit për këmbësorë, tre këmbësorë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe, nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer që nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësor, një për rreshtim jo të drejtë dhe një për anashkalim jo të drejtë.

Janë sanksionuar edhe 12 shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurisë dhe 17 shoferë të cilët kanë folur në celular derisa e kanë drejtuar automjetin, si dhe tre shoferë të motorëve, mopedëve dhe motoçikletave për mosmbajtjen e kaskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat