Shkup, dënohen 34 shoferë për tejkalim shpejtësie

Shkupi

Shkup, dënohen 34 shoferë për tejkalim shpejtësie

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Policia e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup ka gjobitur 34 shoferë për tejkalim shpejtësia ndërsa aksioni zgjati nga ora 6:00 deri në orën 24:00.

Siç njoftojnë nga MPB, policia gjatë ditës së djeshme ka zbuluar edhe 42 kundërvajtje tjera.

Gjatë kontrollit për shoferë të dehur, prej orës 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit në Shkup policia ka dënuar 19 shoferë me prani të alkoolit në gjak.

Nga ora 14:00 deri në orën 24:00 janë gjobitur edhe pesë motoçiklistë për kundërvajtje në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat