Bujqit organizuan marsh protestues në Shkup - Bota Sot
Bujqit organizuan marsh protestues në Shkup

Shkupi

Bujqit organizuan marsh protestues në Shkup

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 13:42
Marsh protestues në Shkup

Mospagesa e subvencioneve në kohë dhe mospërmbushja e plotë e kërkesave të para një viti janë arsyet se pse Shoqata e blegtorëve ‘Agrocentar’ nga Velesi, e mbështetur edhe nga shoqata tjera bujqësore organizuan marsh protestus në Shkup.

Marshi filloi rreth orës 12:30 në ‘Mavrovarja’, ku me gjashtë traktorë dhe banerë u drejtuan drejt Qeverisë.

Siç deklaroi për AIM, kryetari i ‘Agrocentar’, Mitko Jankov, protesta nuk ka asnjë qëllim politik dhe për këtë shkak nuk duhet të përdoret për asnjë qëllim politik apo partiak.

“Protesta mbahet për shkak të shurdhosjes së Qeverisë për blegtorët dhe nuk ka asnjë qëllim politik. Kërkesat tona të dhëna në dhjetor të vitit të kaluar janë përmbushur disa, ndërsa subvencionet nuk paguhen në kohë, por përsëri, para zgjedhjeve. Mjaft me një politikë të tillë, pavarësisht kush është në pushtet”, tha Jankov.

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski dje në konferencë për shtyp deklaroi se nuk sheh arsye se pse bujqit të protestojnë, megjithatë ai vlerësoi se është e drejtë e tyre.

“Gjatë gjithë kohës bashkërisht i planifikuam masat dhe gjithmonë kanë qenë të informuar se kur do ta marrin pagesë”, theksoi Dimkovski duke e akuzuar OBRM-PDUKM-në se qëndron pas kësaj proteste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat