Shkup, 29 persona të lënduar në aksidente trafiku - Bota Sot
Shkup, 29 persona të lënduar në aksidente trafiku

Shkupi

Shkup, 29 persona të lënduar në aksidente trafiku

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një çiklist është lënduar rëndë, ndërsa 28 persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore në 18 nga gjithsej 34 aksidente trafiku, që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Shkupit.

Në 16 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar 76 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, 49 shoferë që e kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, 39 pa leje për vozitje, si dhe shtatë shoferë fillestar.

Për parkim të parregullt janë dhënë 141 gjoba, ndërsa me karrotrec janë larguar 99makina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat