Dymbëdhjetë të lënduar në Shkup, nëntë të lënduar - Bota Sot
Dymbëdhjetë të lënduar në Shkup, nëntë të lënduar

Shkupi

Dymbëdhjetë të lënduar në Shkup, nëntë të lënduar

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 09:40
Ilustrim

Një këmbësor dhe një shoferë kanë marrë lëndime të rënda trupore ndërsa shtatë persona tjera janë lënduar në gjashtë aksidente nga 12 aksidentet e shkaktuara në Shkup.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 13 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë, katër shoferë që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 19 shoferë para se të marrin lejen e vozitjes, dy shoferë fillimtar si dhe 22 automjete të paregjistruara dhe një automjet i stërngarkuar.

Janë gjobitur edhe tetë shoferë që kanë kaluar në të kuqe, një shofer që nuk ka dhënë përparësi kalimi në vijë të bardhë, tre shoferë për tejkalim të parregullt si dhe dy shoferë për mosdhënien e përparësi në udhëkryq.

Gjithashtu, siç njoftojnë nga SPB Shkup, janë gjobitur edhe tetë shoferë për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe shtatë shoferë për tejkalim shpejtësie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat