“Higjiena Komunale” Shkup me aktivitete për ngritjen e ndërgjegjes për selektimin e mbeturinave - Bota Sot
“Higjiena Komunale” Shkup me aktivitete për ngritjen e ndërgjegjes për selektimin e mbeturinave

Shkupi

“Higjiena Komunale” Shkup me aktivitete për ngritjen e ndërgjegjes për selektimin e mbeturinave

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 21:22
Ilustrim

NP “Higjiena Komunale” Shkup po fillon një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për dëmet e shkaktuara nga depozitimi jo i duhur i mbeturinave, gjë që rezulton në krijimin e deponive ilegale dhe ndotje të mjedisit.

Nga kompania thonë se persona të njohur nga skena politike dhe publike nga vendi dërguan mesazhe në lidhje me trajtimin e ndërgjegjshëm me mbeturinat dhe informuan qytetarët për mundësinë e depozitimit të mbeturinave të tyre të mëdha pa pagesë në qendrat e përzgjedhjes Karposh dhe Vardarishte.

Mesazhet që mund të shihen në kanalin “YouTube” u regjistruan nga Ljubica Jançeva, kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkupit, Enver Maliçi, nënkryetar i Qytetit të Shkupit, Biljana Sekullovska-Gaber, Këshilltare e Këshillit Bashkiak të Shkupit, Shaban Tërstena, kampion olimpik në mundje dhe Jelena Zhugiç, aktore dhe këshilltare në Këshillin Bashkiak të Shkupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat